Disa arsye pse duhet votuar Ferat Shala

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala përmes një video ka treguar 10 arsyet pse duhet t’i jepet besimi për deputet.
Në një video që e ka publikuar në rrjete sociale, Shala ka thënë se janë disa arsye se pse ai duhet të votohet në zgjedhjet e gjashtë tetorit.
“Përgatitja profesionale, përvoja në menaxhim, përvoja në arsim, përvoja në qeverisje, përvoja në administratë, njohja e mirë e disa sektorëve gjithëpërfshirës, veprimtaria kombëtare, vizioni dhe guximi, planifikimi dhe organizimi, familja dhe rrethi shoqëror”
Tutje, Shala ka thënë se është i gatshëm që përvojën dhe përgatitjen profesionale ta vë në shërbim të vendit.
Ferat Shala mban numrin 31 në listën e PDK-së për deputet, në zgjedhjet e 6 tetorit.