Krasniqi: Drenasi ua dha përgjigjen atyre që po mbjellin frikë dhe po tentojnë të tregtojnë vullnetin qytetar

Drenasi ua dha përgjigjen atyre që në vend të paraqitjes së ofertes, po mbjellin frikë dhe po tentojnë të tregtojnë vullnetin qytetar.

Kështu ka thënë kandidati për deputet nga Nisma Socialdemokrate, Dardan Krasniqi, pas tubimit elektoral që kjo parti e ka mbajtur në Drenas, shkruan AktivPress.

Sipas tij, “ndoshta edhe mund te gjendet ndonjë i mashtruar me ofertat e aksham pazarit”, por “asesi nuk mund të mbytet pafundësisht vullneti i njerëzve të mrekullueshëm të kësaj treve”.

“Ata (qytetarët e Drenasit v.j) meritojnë të trajtohen dinjitetshëm dhe këtë ne ua garantojmë ne dhe parimet mbi të cilat udhëheqet Nisma Socialdemokrate”, ka deklaruar Krasniqi, i cili në zgjedhjet e 6 tetorit garon me numrin 20 në kuadër të listës së koalicionit Nisma-AKR-PD./AktivPress/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë