Ferat Shala: Drenasi si gjithmonë është frymëmarrja e PDK-së

Partia Demokratike e Kosovës mbrëmë ka mbajtur tubim me elektoratin e saj në prag të zgjedhjeve të 6 tetorit. Kandidati për deputet i PDK-së, Ferat Shala ka thënë se Drenasi, si gjithmonë, është frymëmarrja e Partisë Demokratike të Kosovës.
“Drenasi është edhe frymëmarrja e krejt Kosovës. Drenasi tregoi më së miri se kush do të jetë fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit. Drenasi ia dha një premtim të madh kryeministrit të ri të Kosovës, Kadri Veseli”, ka thënë Shala.
Sipas tij, Kadri Veseli bëri një pakt të ri me Drenicën dhe me krejt Kosovën! Urime fitorja!
#PDK112
#KadriVeseli1
#FeratShala31