Beqir Kiqina jep sqarim për opinionin, shkak ftesa për tu paraqitur në polici për rrethrrotullimin në Komoran

Kryetari i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Drenas, Beqir Kiqina është ftuar për të dhënë deklaratë në stacionin policor përkitazi me ngjarjet e fundit për rrethrrotullimin në Komoran. Ai ka thënë se dizinformatat që AAK do të hap rrethin kundërligjëshëm janë shpifje të ulëta. Nuk është hera e parë që disa të ashtuquajtura media shpifin e marrin njerëz nëpër gojë pa kurrfar fakti.
Statusi i Kiqinës:
Sqarim për opinjonin publik
Unë Beqir Kiqina kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dega në Drenas ndjej për obligim të informoi dhe sqaroi oponjonin publik lidhur më ngjarjet e fundit për rrethrrotullimin në Komoran dhe ftesës që më është bër sot që të jap një deklarat në statcionin policor në Drenas.
Të dashur qytetarë ju informoi se AAK në Drenas ka kërkuar në vazhdimsi që të hapet rrethrrotullimi në Komoran pasi që kjo është në dobi të banorëve dhe biznisëve në atë vend, dizinformatat që AAK do të hap rrethin kundërligjëshëm janë shpifje të ulëta.
Rrethrrotullimi në Komoran duhet të hapet pasi është në dobi të banorëve por këtë mund ta bëj Ministria e Infrastrukturës pasi që është institucion kompetent e kështu shpresojmë që do të ndodh.