Isa Xhemajlaj takon banorët në Krajkovë, kërkon mobilizim për zgjedhjet e 6 tetorit

Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës nga Nisma Socialdemokrate, Isa Xhemajlaj po vazhdon takimet me qytetarë të ndryshëm në prag të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Xhemajlaj para banorëve në Krajkovë shpalosi programin e Nisma’s ndërsa ai dhe kandidatët tjerë për deputëtë nga kjo zonë po marrin përkrahje të fuqishme.

Xhemajlaj ka thënë se platforma e Nisma’s është më e duhura për vendin ndërsa ka kërkuar mobilizim sa më të madh të qytetarëve për të dielën e ardhshme.

“Mobilizimi i anëtarëve tanë në Krajkovë konfirmon gatishmerinë dhe përkrahjen e fuqishme për kandidatët tanë për deputet, bashkë me Fatmir Limajn Kryeminister”, ka thënë Xhemajlaj.

#BashkëPërShtetin
#FatmirLimaj122
#IsaXhemajlaj
#LimanKrasniqi
#ShumzimBujupi
#HajrijeGashi
#DardanKrasniqi
#QendresëXhema
#MehdiThaqi
#XhaferPlakiqi
#EqremBerisha

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë