Dardan Krasniqi: Gruaja kosovare meriton trajtim dinjitoz

Kandidati për deputet i Nisma’s, Dardan Krasniqi ka kërkuar që gruas kosovare t’i ipet hapësirë e mërituar në vendimarrje sepse ato meritojnë trajtim dinjitoz dhe meritokracia duhet të vijë në shprehje.
Krasniqi nëpërmjet një statusi të postuar në faqen e tij në Facebook ka thënë se në Kosovë ende nuk u jepet hapësira e duhur grave dhe kjo përbën një padrejtësi ndaj tyre, respektivisht ndaj gjysmës së popullatës.
Statusi i plotë i Krasniqit:
Gruaja në vendimarrje edhe sot vazhdon të mbetet thuajse çështje tabu në mentalitetin tonë shoqëror. Gruaja kosovare është dëshmuar e zonja në shumë rrafshe. Gratë po na përfaqësojnë denjësisht edhe si shtet, si në arenën kulturore-artistike, sportive, etj.
Mirëpo, kur jemi te gratë dhe vendimarrja, në Kosovë ende nuk u jepet hapësira e duhur grave dhe kjo përbën një padrejtësi ndaj tyre, respektivisht ndaj gjysmës së popullatës.
Përtej kuotës gjinore, përtej trumbetimeve se gratë janë të barabarta në shoqëri e vendimarrje, ne kemi nevojë që me të vërtetë tu japin grave hapësirën e merituar sepse ato meritojnë trajtim dinjitoz dhe ku meritokracia duhet të vijë në shprehje.
#NismaSocialdemokrate122
#FatmirLimaj1
#DardanKrasniqi20