Reçica: Nëpërmjet reciprocitetit duhet ta diciplinojmë Serbinë

Skender Reçica i NISMA’s ka folur rreth taksës që Kosova i ka vënë produkteve serbe duke thënë se taksa ështe vendosur si masë mbrojtëse për sovrantetin e vendit.

Ai ka thënë se jo vetëm taksa, por edhe masat mbrojtëse tjera reciproke duhet të aplikohen në rast se cënohet sovraniteti i vendit.

“Çështja e targave, njohja e dokumenteve të udhëtimit. Të gjitha këto janë telashe me të cilat përballen qytetarët tanë. Ne duhet që ta diciplinojmë shtetin serb nëpërmjet masave mbrojtëse të nevojshme në rastet kur cënohet sovraniteti i vendit”, tha Reçica.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë