“Nikli” i hakmerret “keq” Ferizajit, Lladrovci uron futbollistët për paraqitjen

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka uruar futbollistët e Ferronikelit për paraqitjet e tyre të shkelqyera në fushën e gjelbërt. Ky urim i Lladrovcit vjen pas përfundimit të ndeshjes Feronikeli-Ferizaj, ku skuadra nga Drenasi shënoi për 5 me 0.
Urimi i Lladrovcit i postuar në faqen e tij në Facebook:
Urime futbollistë e futbolldashës, fitorja e Ferronikelit sot në Drenas.
Fitorja ishte meritore pas lojës së shkëlqyer dhe shpirtit luftarak. Loja ishte edhe si kthim i borxhit që na mbeten në lojën e fundit me Ferizajn, në sezonin e shkuar.
Ashtu e ashtu jemi mësuar të jemi lider! Urime!