Kandidatja për deputete, Hajrie Gashi, viziton shkollën e cila nuk plotëson kushtet për mësim

Kandidatja për deputete nga Nisma, Hajrije Gashi ka paraqitur një situatë shqetësuese të shkollës në Llapushnik. Ajo ka publikuar foto të shkollës ku mësojnë nxënësit e këtij fshati ku shihet objekti në gjëndje të mjerueshme. Gashi ka thënë se gjatë vizitës që i ka bërë shkollës fillore “Hasan Prishtina” në Llapushnik, ka parë se sa të vështirë e kanë edhe mësimdhënësit me kushtet që përballen çdo ditë por edhe prindërit që i dërgojnë fëmijët në një vend ku nuk plotëson as kushtet minimale për shkollim.
Statusi i plotë i kandidatës për deputetë, Hajrie Gashi:
NXËNËSIT E LLAPUSHNIKUT ENDE MËSOJNË NË KUSHTE TË MJERUESHME
20 vite Pas luftës nxënësit e fshatit Llapushnik ende mësojnë në gjendje të mjerueshme dhe pa mundësinë që të fillojnë mësimin në shkollën e re. Gjatë vizitës që i bëra kësaj shkolle fillore “Hasan Prishtina” në Llapushnik, pash së sa të vështirë e kanë edhe mësimdhënësit me kushtet që përballet kjo shkolle por edhe prindërit që ti dërgojnë fëmijët në një vend ku nuk plotëson as kushtet minimale për shkollim.
Për 20 vite me radhe Komuna e Drenasit dhe qeverisja e bërë nga PDK nuk kishte investuar asnjëherë në përmirësimin e kushteve për arsim, dhe investimi nga qeveria qendrore për kompletimin e objektit të ri të shkollës ka dështuar plotësisht. Siç duket përfaqësuesit nga kjo anë e që janë akterë 20 vjeçare të politikes kosovare kanë penguar që kjo shkollë të përfundojë dhe që nxënësit të kenë kushte me të mira.
Përveç saj, fare pran dy objektivë të shkollës kalojnë ujërat e zeza ku është e pamundur që të rrije për një kohe të gjatë në oborrin e shkollës për shkak të këtyre kushteve, dhe kjo tregon se Komuna e Drenasit dhe PDK asnjëherë nuk e ka pasur prioritet njërin nder fshatrat me të mëdha të komunës tonë, fshatin Llapushnik.
Ju rikujtojmë së Llapushniku ishte njëri nder pikat me strategjike të UÇK-së, njeri nder fshatrat që kishte sakrifikuar me se shumti në luftën e fundit, dhe vendi i cili kishte dhënës me se shumti për lirinë e pavarësinë e vendit. Por, Llapushniku ka mbetur me infrastrukturën me të dobët, pa investime të mjaftueshme, pa punësim, me objekte të vjetër shkollor, pa qendër të mjekësisë familjarë dhe madje është degraduar edhe pjesa që dikur ishte shpallur zonë e lirë e UÇK-së.
Kjo gjendje dhe kjo injorance është e papranueshme, ndërkohë që Nisma Socialdemokrate ka planin e saj për investimet në shkolla, për përmirësim të cilësisë së arsimit dhe për modernizim të sistemit të përgjithshëm të arsimit. Llapushniku dhe Drenica nuk e meriton një gjendje të tillë, ku në njërën anë nuk investohet në shkolla e në tjetrën anë mbyllën edhe shkolla të tjera. Ne do të investojmë në të ardhme e fëmijëve tonë dhe nuk do lejojmë degradim të arsimit ashtu siç ka ndodhë 20 vite me radhë.
Voto #NismaSocialdemokrate122
Voto #HajrijeGashi63