Ferat Shala: Kënaqësi e veçantë takimi me minatorët e Kishnicës dhe Artanës

Kandidatët për deputet të PDK-së, Ferat Shala dhe Ariana Musliu- Shoshi, kanë vizituar sot minatorët e Kishnicës dhe të Artanës, raporton DrenicaOnline.
Ata u njoftuan nga minatorët me hallet dhe preukupimet që kanë.
Shala thotë se është krenar që mundi dhe dija e tij sadopak u ka shërbyer minatorëve kosovarë në permirësimin e jetës së tyre, si dhe në rimëkëmbjen e ekonomisë minerare të Kosovës.
Statusi i plotë i Shalës:
Si te askush tjetër puna shkëlqen në djersët e ballit të minatorit.
Kënaqësi e veçantë takimi me minatorët e Kishnicës dhe Artanës.
Këta burra fisnikë e punëtorë kanë qenë gjithmonë për mua motivim se si duhet bërë gjërat në jetë.
Jam shumë krenar që mundi dhe dija ime sadopak u ka shërbyer minatorëve kosovarë në permirësimin e jetës së tyre, si dhe në rimëkëmbjen e ekonomisë minerare të Kosovës.
#PDK112 #FeratShala31