Skender Reçica thotë se Ferizaji e Kaçaniku janë me NISMA-n

Ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka thënë se Nisma ka marrë konfirmimin e dy qyteteve që të rrugëtojnë së bashku për shtetin.

Reçica përmes një postimi ka thënë se kjo mbështetje e qytetarëve erdhi si rezultat I përmbushjes së premtimeve që u kanë bërë atyre, shkruan inFokus.

“Edhe në #Ferizaj dhe #Kaçanik sonte morëm konfirmimin në rrugëtimin tonë bashkë për shtetin. NISMA është shembull se si interesin qytetarë përherë e ka vënë në rend të parë andaj sot qytetarët anëekënd vendit, falë seriozitetit tonë në përmbushjen e premtimeve e obligimeve, po ofrojnë mbështetjen e tyre të plotë”, ka shkruar ai.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë