Muhamet Gjoka: Arllati, Gllanasella dhe Nekoci i thanë PO programit të PDK-së

Kandidati për deputet i PDK-së, Muhamet Gjoka mbrëmë bashkë me të nominuarin për kryeministër Kadri Veselin kanë qëndruar në Arllat, Gllanasellë dhe Nekoc të Drenasit për tu takuar me banorët.
Gjoka ka thënë se përkrahja dhe mbështetja e qytetarëve ishte e padiskutueshme për Partinë Demokratike të Kosovës.
Statusi i plotë i Gjokës:
Së bashku me kryeministrin në ardhje, z. Kadri Veseli, sonte ishim në Arllat, Gllanasellë dhe Nekoc të Drenasit, ku përkrahja dhe mbështetja e qytetarëve ishte e padiskutueshme për Partinë Demokratike të Kosovës.
Jetësimi i programit dhe planit qeverisës të “Dekadës së Re” ka hyrë në ditët e numëruara.
Urime fitorja e madhe e bindëse e 6 Tetorit!
Ndërtojmë të ardhmen!
Për ty dhe Shtetin!
#PDK# 112✅
Voto, 1✅
Voto, 95✅ @Muhamet Gjoka