Ferat Shala: Arllati, Gllanasella dhe Nekoci, bastione të PDK-së

Kandidati për deputet i PDK-së, Ferat Shala ka thënë se edhe mbrëmë u dëshmua se Arllati, Gllanasella dhe Nekoci janë bastione të palëkundura të Partisë Demokratike të Kosovës.

“Njerëzit e mirë dhe punëtorë të Arllatit, Gllanasellës dhe Nekocit janë thellësisht të bindur se PDK-ja, mbi të gjitha është vlerë evropiane, dhe se Qeveria e ardhshme Veseli kurrë nuk do të lë njerëz të harruar nga dora e shtetit”, ka thënë Ferat Shala i cili në listën e kandidatëve për deputet të PDK-së mbanë numrin 31 ndërsa motja e tyre është “Ndërtojmë të Ardhmen…Për Ty dhe Shtetin”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë