Dardan Krasniqi: Policët meritojnë paga më të mira dhe sigurime shëndetësore

Kandidati për deputet i Nisma’s Socialdemokrate, Dardan Krasniqi ka kërkuar që pjesëtarëve të Policisë së Kosovës tu ofrohen kushte më të mira dhe të paktën sigurime shëndetësore.

Ai ka thënë se pjesëtarët e Policisë së Kosovës meritojnë kushte me të mira në punë dhe ngritje të mirëqenies. Ata punojnë pa ndërprerë për t’i ofruar siguri komunitetit.

“Policia e Kosovës është vlerësuar si ndër policitë më të mira në rajon, mirëpo për të ruajtur vullnetin dhe përkushtimin e policëve për të luftuar krimin dhe përmbushur detyrën e tyre fisnike, u duhet siguruar paga me të mira dhe të paktën sigurime shëndetësore”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi në listën e kandidatëve të Nisma’s mbanë numrin 20 ndërsa motoja e tyre është Bashkë për Shtetin.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë