Xhemajlaj e Krasniqi vazhdojnë takimet në dëgjim të halleve e kërkesave të qytetarëve

Kandidatët për deputet nga NISMA, Dardan Krasniqi dhe Isa Xhemajlaj kanë vazhduar takimet me qyetarë, në dëgjim të halleve dhe kërkesave të tyre.
Edhe sonte Xhemajlaj e Krasniqi kanë takuar disa qyetarë, në vazhdën e aktivitetit të tyre në prag të zgjedhjeve parlamentare.
“Vazhdojmë me aktivitetet tona në dërgimin e mesazhit shumë njerëzor të parimeve politike të Nisma Socialdemokrate. Qytetarët tanë e meritojnë të trajtohen dinjitetshëm dhe jo me mashtrim e abuzim në hallet e tyre”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.