Naim Bazaj në Baicë merr përkrahjen e banorëve

Kandidati për deputet Naim Bazaj, sonte ka qëndruar në Baicë të Drenasit, në konakun e Miftar Kiqinës.
Bazaj ka marrë përkrahje nga banorët e Baicës ndërsa ka kërkuar që të rreshtohen në programin e AAK-së për 100% shtet.
Ai ka thënë se në rast që merr votat e mjaftueshme për deputet, do të jetë zë i fuqishëm në interes të qytetarit.
Bazaj ka vazhduar aktivitetin edhe në fshatra tjera të Drenicës ku po mirëpritet nga qytetarët./DrenicaOnline/