Ferat Shala: Vuqaku, si kurdo herë, në krah me mua, Kadri Veselin dhe PDK-në

Kandidati për deputet, Ferat Shala ka qëndruar në fshatin Gjergjaj, Tërstenik, Negroc e Vuqak për ti takuar banorët dhe për ta prezantuar projektin e Dekadës së Re.
Statusi i Shalës, i postuar në Facebook:
Agjenda e Partisë Demokratike të Kosovës ka vazhduar me Gjergjaj, Tërstenikun, Negrocin dhe Vuqakun.
Qytetaria aktive e komuniteteve masovikisht po e pëqafon vizionin e liderit tonë, z. Kadri Veseli, për Kosovën e së nesërmes.
Vuqaku, si kurdo herë, në krah me mua, Kadri Veselin dhe PDK-në.
Krenar me Vuqakun tim që gjithonë është përkrah idealeve progresiste dhe njerëzve më të dëshmuar të Kombit tonë.