Ferat Shala: Fehmiu dhe Xheva për ne janë frymëzim dhe shembëlltyrë

Ferat Shala, kandidat për deputet nga radhët e PDK-së sot ka kujtuar heronjtë e Kosovës, Fehmi e Xhevë Lladrovci , në 21-vjetorin e rënies heroike të tyre.
Shala nëpërmjet një statusi në Facebook tha se këta dy heronjë të Kosovës janë frymëzimi dhe shembëlltyrët e historisë sonë.
Ja statusi i plotë:
Një tufë lule për dy bijtë e mëdhenj të kombit shqiptar – Heronjtë e Kosovës, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, në 21-vjetorin e rënies heroike.
Edhe në bronz, ashtu sikur kur qenë të gjallë, Fehmiu dhe Xheva për ne janë frymëzim dhe shembëlltyrë.
Ashtu si Azem e Shote Galica edhe Fehmi e Xhevë Lladrovci u flasin brezave të historisë se si bëhet Atdheu.
Lavdi paçi për jetë e mot Fehmi e Xhevë Lladrovci, brezat do t’ju kujtojnë për lavdinë e madhe që ia dhatë Kosovës!