Yll Bogaj merr mbështetjen e banorëve në Qikatovë

Kandidati për deputet, Yll Bogaj ka takuar sonte banorët e Qikatovës së Drenasit me të cilët ka bashkëbiseduar për hallet e tyre dhe për projektet që ai ka në rast që merr besimin e qytetarëve për të qenë zëri i tyre në Kuvendin e Kosovës, raporton DrenicaOnline.

Bogaj, në listën e kandidatëve në koalicionin AAK-PSD mbanë numrin 106.

“Me Drenicën, harta politike e Kosovës e rreshtuar për 100 % shtet, nuk ka qenë kurrë më e plotë. Sonte, në një pritje me zemër të hapur, diskutuam me banorët e Qikatovës për prioritetet themelore që i duhen vendit dhe për zgjidhjet që i kemi gati për to. Bashkë do t’i japim perspektivë secilit individ dhe secilit vendbanim. Kosova 100%, është në zemrat e qytetarëve të saj. 100% Kosovë do jetë edhe në punët e institucioneve të saj”, ka shkruar Bogaj në profilin e tij në Facebook.

Bogaj ka marr mbështetje të madhe nga qytetarët e Drenicës dhe në rajone të tjera të vendit.

Bashkë me Bogajn në Qikatovë qëndruan edhe kandidatët tjerë nga Drenica, Naim Bazaj, Arta Ahmeti e Shyqyri Bytyqi./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë