Plakiqi falenderon bashkëvendasit për mbështetjen në garën për deputet

Xhafer Plakiqi, kandidati për deputet në koalicionin Nisma-AKR-PD është pritur sërish në vendlindjen e tij nga bashkëvendasit të cilët po i ofrojnë mbeshtetje në garën për të siguruar një ulse në Kuvendin e Republikës së Kosovës, raporton DrenicaOnline.
Plakiqi, i cili në listën e kandidatëve për deputet mbanë numrin 88, ka falenderuar banorët e Nekocit për mbeshtetjen.
“Vendlindja ime NEKOCI, vendi ku më dha shpirtin dhe ku për herë të parë i hapa sytë! FALEMINDERIT NEKOC❤️”, ka shkruar Plakiqi në profilin e tij në Facebook.
Plakiqi pas takimit në Nekoc ka takuar edhe banorët e Arllatit të cilët ishin të shumtë në numër./DrenicaOnline/