Naim Bazaj takon banorët e Qikatovës, merr përkrahjen e tyre për të qenë deputet

Kandidati për deputet në koalicionin AAK-PSD, Naim Bazaj sonte ka takuar banorët e Qikatovës së Drenasit, raporton DrenicaOnline.
Ai u ka premtuar atyre që do të jetë zë i fuqishëm në Kuvend në rast që merr besimin e sovranit.
Bazaj, ka kërkuar nga ta që të rreshtohen në projektin e Haradinajt për 100% shtet sepse është projekti më i mirë për Republikën e Kosovës.
Ai në listën e koalicionit AAK-PSD mbanë numrin 77.
Bashkë me Bazajn në Qikatovë sonte ishin edhe kandidatët tjerë nga Drenica, Yll Bogaj, Arta Ahmeti e Shyqyri Bytyqi./DrenicaOnline/