Muhamet Gjoka po merr mbështetje të fuqishme nga banorët e Drenasit

Kandidati për deputet, Muhamet Gjoka mbrëmë ka takuar banorët e fshatrave, Damanek, Baicë dhe Terdec, me të cilët ka bashkëbiseduar për hallet e tyre dhe për projektet e ardhshme, raporton DrenicaOnline.

Gjoka, i cili po merr mbështetje të madhe nga qytetarët e Drenicës ka thënë se janë momilizuar për ta përkrahur zhvillimin e vendit përmes platformës më të mirë qeverisësë “Dekada e Re”.

Ai ka thënë se me Kadri Veselin kryeministër, vendi do ta zhvillojë ekonominë, do ta luftojë korrupsionin dhe do të intergohet në Bashkimin Evropian.

“Banorët e fshatrave, Damanek, Baicë dhe Terdec me të mobilizuar se kurr për të përkrahur zhvillimin e vendit përmes platformës me të mire qeverisëse “Dekada e Re”. Ndërtojmë të ardhmen! Për ty dhe Shtetin”, ka shkruar Gjoka në profilin e tij në Facebook. Ai në zgjedhjet e 6 tetorit mbanë numrin 95 ndërsa PDK 112./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë