Nesër në Negroc dhe Vuçak bëhet largimi i mbeturinave

Në kuadër të “Ditës së Pastrimit të Botës 2019”, Komuna e Drenasit më 21 shtator do t’i bashkëngjitet edhe këtë vit organizimit që ka për qëllim mobilizimin e sa më shumë njerëzve për të pastruar vendin e tyre – planetin tonë nga mbeturinat, duke përçuar njëkohësisht mesazhin për një sjellje humane më miqësore e paqësore ndaj natyrës.

Me këtë rast ditën e nesërme nga ora 09.00 deri në orën 16.00 do të bëhet largimi i mbeturinave në fshatin Negroc dhe në fshatin Vuçak nga KRM. “Pastrimi” – Drenas, operatorët ekonomikë të kontraktuar për këtë çështjes si dhe do të ketë përfaqësues nga DSHPE në Drenas.

Ftohen të gjithë qytetarët e këtyre dy fshatrave që t’i bashkohen këtij organizimi dhe të kontribuojnë në pastrimin e fshatrave të tyre.

Komuna e Drenasit mbetet e përkushtuar në realizimin e misionit të saj për një mjedis sa më të pastër për të gjithë qytetarët e saj duke identifikuar të gjitha deponitë e mbeturinave dhe tani është në fazën e largimit të tyre.

Dita Botërore e Pastrimit është një program global veprimi shoqëror që synon të luftojë problemin global të mbeturinave të ngurta.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë