Kandidatja për deputete nga Drenica, Musliu-Shoshi: Instalimi i sundimit të ligjit, prioritet i PDK-së!

Kandidatja për deputete nga PDK-ja, Ariana Musliu-Shoshi ka bërë të ditur se sot kanë takuar përfaqësuesit e Odave Ekonomike dhe ata të bizneseve.
Me këtë rast, ajo ka treguar se aty kanë prezantuar prioritetet e kryeministrit në ardhje, Kadri Veseli, sa i përket zhvillimin ekonomik.
“Platforma jonë politike ka për qëllim ekonominë prodhuese dhe punësimin dhe këtë askush nuk mund ta bëjë më mirë se sektori privat, ndërmarrësia. Programi i PDK-së bazohet në një ekonomi të dijes dhe inovacionit. Për të arritur të gjitha këto, parakusht është instalimi i sundimit të ligjit. Për këtë arsye, prioritet i Kadri Veselit është lufta kundër korrupsionit dhe nepotizmit”, ka shkruar ajo në Facebook.
#PDK112
#KadriVeseliKryeministër1
#ArianaMusliuShoshi30