Drenasit të shtunën shënon “Javën Evropiane të Lëvzshmërisë pa makina”

Drejtoria për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ju fton të merrni pjesë në aktivitetet e organizuara për nder të “Javës Evropiane të Lëvizshmërisë pa makina” që mbahet në Komunën e Drenasit, me datë 21.09.2019 duke filluar nga ora 10:00.

Drejtoresha për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, Flutura Avdiu ka thënë se këto aktivitete janë organizuar me qëllim sensibilizimin e qytetarëve të Komunës së Drenasit për të përdorur metoda të gjelbra të udhëtimit, që të paktën për një ditë mos të përdorin makinat e tyre, të cilat emetojnë gazra të dëmshme për organizmin.

Komuna e Drenasit për të shënuar këtë ngjarje ka organizuar disa aktivitete simbolike:

Aktiviteti do të filloj nga Komuna dhe do të vazhdoj në sheshin “Fehmi Lladrovci”.

Aktiviteti 1.

Parakalim me biçikleta nga Komuna në rrugën “Fehmi dhe Xhevë Lladrovci”, “Xhevat Demaku”, “Ilaz Kodra”, “Shaban Shala” dhe përfundon në sheshin “Fehmi Lladrovci”, së bashku me kryetarin dhe nënkryetarin e komunës, si dhe nxënësit e shkollave fillore “Rasim Kiqina” dhe “Arif Shala” për të përcjellur mesazhin tek qytetarët për të përdoruar metoda të gjelbra të udhëtimit. Ndaj gjatë parakalimit, rrugët e lartpërmendura do të jenë të ndaluara për vetura (shihni hartën e rrugëve).

Aktiviteti 2.

Fjalë përshëndetëse nga kryetari i komunës z. Ramiz Lladrovci.

Aktiviteti 3.

Nxënësit do të prezantojnë në shesh piktura me mesazhe vetëdijësuese me qëllim sensibilizimin e shoqërisë për mbrojtjen e mjedisit.

Aktiviteti 4.

Bashkëbisedim me kryetarin dhe nënkryetarin e komunës – fëmijët e çerdhes “Ardhmëria” rreth gjendjes së mjedisit në Komunën e Drenasit, si e shohin qytetin tonë në të ardhmen.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë