Shala shpalos aspektet programore të qeverisjes së ardhshme

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala mbrëmë ka shpalosur aspektet programore të qeverisjes së ardhshme, të cilën sipas tij do ta udhëheqë Kadri Veseli, transmeton DrenicaOnline.
Shala ka qëndruar mbrëmë në Shtrubullovë, Dobrashec dhe Çikatovë të Vjetër ku është takuar me shumë qytetarë.
Statusi i plotë i Shalës:
Bashkë me bashkëpunëtorët e Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas sonte në Shtrubullovë, Dobrashec dhe Çikatovë të Vjetër shpalosëm aspekte programore të qeverisjes së ardhshme të Republikës së Kosovës, të cilën do ta udhëheqë lideri ynë, z. Kadri Veseli.
Qytetaria aktive e Shtrubullovës, Dobrashecit dhe Çikatovës së Vjetër është gati për t’ia besuar qeverisjen PDK-së, sepse tek PDK-ja ajo sheh forcën dhe vizionin, vendosmërinë dhe përgjegjësinë për një të ardhme më të mirë dhe më të sigurt të vendit tonë.
Ashtu si edhe deri më tani PDK-ja do t’u qëndrojë afër sfidave dhe kërkesave të Shtrubullovës, Dobrashecit dhe Çikatovës së Vjetër./DrenicaOnline/