Policia jep detaje për aksidentin në Drenas

Një aksident trafiku ka ndodhur në ‘Poklek” të Komunës së Drenasit.
Një dëshmitar i rastit ka thënë se në aksident janë përfshirë disa vetura
Siç edhe shihet në këto pamje të dërguara në redaksi, në vend të ngjarjes kanë dalë Policia e trafikut.
Zëdhënsja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se dy persona janë lënduar.
“Rreth orës 18:30 ka ndodhur një aksident në rrugën Drenas-Komoran, në mes tri automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit ndihmë mjekësore kanë kërkuar dy persona”, ka thënë ajo.
Me rastin po merret njësiti i trafikut.