Lladrovci në Angli për t’i përkrahur “Dardanët”: Mos lëshoni djem, Kosova pret nga Ju!

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka udhëtuar drejtë Anglisë për të përkrahur Dardanët në përballjen e sotme Angli-Kosovë, raporton DrenicaOnline.
Bashkë me Lladrovcin ka udhëtuar edhe kreu i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.
Statusi i plotë i Lladrovcit:
Sonte, shqiponjat tona nuk kanë ardhur të luajnë futboll me nga dy alltia, kanë ardhur veç tri pikë me i marrë se i kanë nga dy zemra. Që nuk bën, e marrim një pikë!
Mos lëshoni djem, Kosova pret nga Ju!
Nga Mbretëria e Bashkuar, këtu së bashku me Juve- Bekim Jashari, Remzi Ejupi, Agim Ademi dhe gjithë futbolldashësit që ju rrah zemra për fitore!!!