Nënkryetari Hasi uron përvjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës

Më rastin e shënimit të 20 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, nënkryetari i Komunës së Drenasit, Nazmi Hasi ka marr pjesë në ngjarjen e organizuar nga Policia e Kosovës.

Me këtë rast, nënkryetari Hasi, ka uruar drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj dhe gjithë policinë, si dhe ka falënderuar ata për bashkëpunimin dhe angazhimin e tyre profesional, për mbajtur rendit dhe qetësisë publike në vend.

Në këtë event, nënkryetari Hasi ka takuar edhe përfaqësuesit e Misionit të OSBE-së në Kosovë, arkitektin e themelimit të Policisë së Kosovës , Steve Bennett dhe përfaqësues tjerë vendor dhe ndërkombëtar.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë