Drenasi, ndër komunat më transparente

Në raportin përfundimtar të publikuar nga KDI i mbështetur nga Transparency International Kosova dhe USAID, në “Indeksi i Transparencës në Prokurimin Publik për vitin 2018”, Komuna e Drenasit është listuar ndër komunat e para të transparencës e llogaridhënies.

Drenasi me kohë ka dërguar komentet, por disa nga to, nuk janë përfshirë në raportin përfundimtar. Disa nga indikatorët e matjes së transparencës, kanë qenë edhe informatat për ndërmarrjet komunale. Ndonëse janë K.U.R “Prishtina” dhe “Pastrimi”, ato janë ndërmarrje regjionale nga Prishtina dhe nuk menaxhohen administrativisht nga Komuna e Drenasit.

Komuna e Drenasit, falënderon organizatën KDI për bashkëpunimin e ofruar dhe zotohet se transparenca e llogaridhënia do vazhdojë të jetë prioritet i qeverisjes.

Ne këtë link gjeni raportin e KDI-së:http://kdi-kosova.org/publikimet/indeksi-i-transparences-ne-prokurimin-publik-2018-per-komunat-e-kosoves/?fbclid=IwAR0LhoX_453FZAly04XPvUWDxsAbYJHt4_SnQ5xRLVOVppTNb4OUYSJxeCA

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë