​Nesër do të fillojë shitja e biletave për ndeshjet e Kosovës

Në një konferencë për shtyp, Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se nesër do të fillojë shitja e biletave, me çmim të ngritur nga biletat e kaluara.

Biletat do të shiten përsëri përmes sistemit online, mirëpo Federata ka siguruar se nuk do të ketë ngecje për ata të cilët regjistrohen në këtë sistem paraprakisht, shkruan Gazeta Express.

Për ndeshjet e marsit, ashtu edhe si për ndeshjet e tjera, do të shiten biletat për pjesën më të madhe të stadiumit, ndërsa një pjesë do të jetë e rezervuar për mysafirët e FFK-së si dhe pjesa për evakuim.

Këtë muaj, Kosova do të përballet fillimisht me Danimarkën e pastaj me Bullgarinë. Që të dyja këto ndeshje, më 21 dhe më 25 mars, do të zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri”.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë