Feronikeli-Prishtinës: Po t’shoh përmas. Pesë pikë diferenca në tabelë

Klubi Futbollistik “Feronikeli” nga Drenasi ka shënuar fitoren e radhës në Ipko SuperLigë, raporton DrenicaOnline.

Djelmoshat e “Niklit” arriten ta mposhtin skuadren nga Obiliqi, KEK-un me rezultat 1 me 0.

“Nikli” me këtë paraqitje bënë diferencën në krye të tabeles.

Aktualisht “Feronikeli” ka grumbulluar 48 pikë, ndërsa ndiqet nga Prishtina e cila sot u mposht në Llap me rezultat 0:1. Prishtina ka 43 pikë.

Diferenca e pikëve mes vendit të parë dhe të dytit është pesë pikë./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë