Nënkryetari i Komunës Gani Sylaj takon grupet vullnetare të shkollës së mesme të gjimnazit

Nënkryetari i Komunës së Drenasit, Gani Sylaj i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Tafil Halilaj të premten janë pritur nga drejtori i gjimnazit “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, Valdet Istogu dhe grupet vullnetare, nxënësit të kësaj shkolle.
Ky takim është mbajtur me qëllim të përgatitjeve për manifestim të 11 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Nënkryetari Sylaj i cili është edhe kryetar i Këshillit Organizativ për vente, ka falënderuar grupet vullnetare të nxënësve të cilët kanë shprehur gatishmërinë për marr pjesë ne organizimin e të gjitha eventeve që mban Komuna e Drenasit.