​Zyrtare: Labinot Kabashi nënshkruan kontratë dyvjeçare me Barcelonën

Sulmuesi kosovar i Barcelonës, Labinot Kabashi, ka nënshkruar kontratë dyvjeçare, që e mban atë në akademinë e katalonasve, La Masia, edhe dy vjet të tjera. Klauzola e tij e largimit është 40 milionë euro.

Barcelona dhe Kabashi kanë arritur marrëveshjen për ta rinovuar kontratën, e cila tani do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2021 dhe klubi katalonas e ka opsionin për t’ia vazhduar atë edhe për vjet të tjera, shkruan Gazeta Express.

Klauzola e largimit të Kabashit është vendosur 40 milionë euro, mirëpo Barcelona ka bërë të ditur se ajo të ngrihet në 100 milionë euro nëse kosovari bëhet pjesë e ekipit të parë.

18-vjeçari, i cili e nënshkroi këtë kontratë dje, ishte bërë pjesë e akademisë së Barcelonës kur ishte vetëm 10-vjeçar, kur u transferuar nga Gimnastic de Manresa. Ai ka kaluar nëpër disa kategori të akademisë së klubit.

Sezonin e kaluar, ai debutoi për Juvenile A të Barcelonën në garën e UEFA-s, Liga e të Rinjve, si dhe u zgjodh si pjesë e ekipit kombëtar të Kosovës, në moshën 16-vjeçare.

“Dua ta falënderoj Barcelonën për besimin që e ka pasur te unë, përkundër lëndimeve që i kam pasur gjatë vjetëve të fundit. Klubi ka qenë gjithmonë përkrah meje dhe unë dua t’i kthehem punës dhe futbollit me shumë vetëbesim”, tha Kabashi, i cili do të operohet gjatë ditëve të ardhshme për një problem që e ka pasur tash e një kohë të gjatë në gjurin e tij të majtë.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë