Rrahje masive në Drenas, 6 persona të lënduar, intervenon policia…

Pas një aksidenti të ndodhur në trafik mes dy automjeteve, janë përfshirë në rrahje mes vete disa persona, të cilët dyshohet se kishin mosmarrëveshje të më hershme.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur pasditen e së martës në fshatin Çikatovë e Vjetër të Drenasit.

Si pasojë e lëndimeve gjashtë persona të dyshuar kanë marrë tretman mjekësor në qendrën shëndetësore në Drenas, e më pas janë dërguar për tretman të mëtejme mjekësor në QKUK, transmeton DrenicaOnline.

Pas tretmanit mjekësor pesë të dyshuarit me vendimin e prokurorit, dërgohen në qendrën e mbajtjes, kurse i dyshuari gjashtë po vazhdon tretmanin mjekësor në QKUK.

Ky i fundit po mbikëqyret dhe sigurohet nga policia pasi edhe ky me vendimin e prokuronit është i ndaluar./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë