Drejtoreshat e komunës së Drenasit, janë me integritet dhe kanë dëshmuar performancë të lartë

Vendimi  i Kryetarit Lladrovci, ka dhënë shembullin e zbatimit të barazisë gjinore dhe promovimin e gruas në vendimmarrje, shembull që tejkalon vendin tonë edhe rajonin.

Drenica duke qenë djep i lirisë dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka dhënë shembullin e shkëlqyeshëm të angazhimit të gruas krah babait, bashkëshortit dhe vëllait, në luftë për çlirim, andaj sot, në liri, gruaja duhet të përfaqësohet denjësisht. Vazhdimin e angazhimit të gruas në sistemin demokratik e jetësoi kryetari Lladrovci duke i dhënë gruas pozitat më vendimmarrëse në qeverisjen lokale.

Gratë udhëheqëse në drejtoritë komunale, nuk janë dekor as emërime formale që nuk i pyet kush, por, gra me profesionalizëm të dëshmuar, performancë e integritet të lartë, janë shembulli më i mirë për të ilustruar se gratë në vendimmarrje janë shumë të përkushtuara për transparence, llogaridhënie dhe mbi të gjitha për zbatimin e ligjit.

Andaj, OJQ-të apo personat që flasin në media kuturu e nuk e vlerësojnë punën e grave drejtoresha, 7 nga 12 sa janë në komunë, Komuna e Drenasit jep mundësinë që në formën më transparente t’i heqin këto mëdyshje  duke parë nga afër angazhimin e tyre dhe  të binden për punën që bëhet në komunë  nga drejtoritë që udhëhiqen nga gratë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë