Feronikeli mposhtë Ferizajin, kualifikohet në gjysmëfinale

Skuadra nga Drenasi, Feronikeli ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës.

Djelmoshat e  Zekirja Shabanit arritën të triumfojnë në udhëtim tek Ferizaji, me rezultat minimal 0-1, me golin e vetëm të shënuar nga Kastriot Rexha.

Gjatë gjithë ndeshjes, Feronikeli u paraqit më mirë se Ferizaji, ani pse edhe vendasit kishin rastet e veta e sidomos pas pranimit të golit, ku skuadra e Bylbyl Sokolit u mundua të barazojë rezultatin.

Tashmë mbeten edhe 3 ndeshjet tjera çerekfinale të Digitalb Kupës së Kosovës: Vëllaznimi – Drita, Prishtina – Trepça 89 dhe Kika – Ballkani, të cilat do të zhvillohen nesër.

Përfundon ndeshja

90+. Shala tenton me një gjuajtje nga një largësi e madhe, mirëpo gjuajtje e tij përfundon jashtë portës së Feronikelit.

80. Tjetër rast i mirë për Feronikelin. Mendurim Hoti gjuan mirë, mirëpo edhe më mirë intervenon portjeri Blakçori.

59. Mendurim Hoti lëshon një mundësi të mirë shënimi, duke gjuajtur mbi portë

54. Aksion tejet mirë i organizuar nga skuadra e Feronikelit, mirëpo sërish intervenon gardiani Blakçori.

52. Ferizaji mundohet të sulmoj, mirëpo mbrojtja e Feronikeli është shumë mirë e organizuar.

Fillon pjesa e dytë

Mbyllet pjesa e parë, rezultati mbetet 0-1 për mysafirët.

45+1. Kërkohet penallti nga ana e vendasve, miëpo gjyqtari i ndeshjes Genc Nuza heshtë.

37. Rezultati mbetet i njëjtë, vendasit tentojnë të rrisin sulmet në mënyrë që të arrijnë golin e barazimit.

28. Edhe një rast i mirë për mysafirët. Llapidar Lladrovci gjuan me kokë mirëpo intervenon gardiani vendas.

21GOL 0 – 1. Shënon Kastriot Rexha pas një hutie në mbrojtjen e Ferizajit. Asistim i mrekullueshëm nga Islami.

04. Kastriot Rexha ka humbur një rast 100% duke goditur jashtë portës së Armend Blakçorit.

01. Një numër tejet i vogë i shikuesve të pranishëm në stadiumin e Ferizajit.

– Fillon ndeshja

 

Formacionet zyrtare:

Ferizaj: Blakçori, M. Idrizi, Kuka, Mone, Dautaj, E. Shabani, Du. Gashi, Dr. Gashi, Hamiti. Trajner: Bylbyl Sokoli.

Feronikeli: Smakiqi, Islami, Prekazi, Lladrovci, Hoxha, Dabiqaj, Hoti, Ahmeti, Silva, Fazliu, Rexha. Trajner: Zekirija Ramadani

Gjyqtarë: G. Nuza, E. Zeqiri, F. Sekiraqa dhe B. Kasumi

/GazetaOlle

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë