Jo vetëm motrat Mustafa, por tashmë edhe nëna pjesë e projektit të ri

Motrat Mustafa shumë shpejt do të vinë me projektin e tyre të ri, transmeton Indeksonline.

Këtë e ka konfirmuar vet Sahide Mustafa përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, ku ka thënë se edhe nëna e tyre do të marr pjesë në klip.

“Kushtuar më të shtrenjtës tonë nënës, për herë të parë do të marr pjesë me një ninull dhe nëna jonë në klip” ka shkruar Sahidja në postimin e saj.

Këngët e motrave Mustafa janë shëndërruar në hite, por ky projekt pritet të jetë edhe më i veçantë për shkak të pjesëmarrjes së nënës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë