“Mërdhihet” Xherdan Shaqiri!

I ftohti që po mbretëron në Britaninë e Madhe e ka “mërdhirë” futbollistin kosovar

Xherdan Shaqiri po ngrin nga i ftohti që e ka mbretëruar këto ditë Britaninë e Madhe, shkruan Gazeta Express.

Futbollisti kosovar e ka postuar një fotografi në Instastory, ku shihet i veshur “trashë” dhe fotos ia ka përcjellë disa figura për ta konfirmuar të ftohtin.

Shaqiri luajti mbrëmë si titullar në barazimin e Liverpoolit me Leicesterin, por nuk la gjurmë në këtë takim.

Derisa mbrëmë ishte i ngrohtë derisa po luante, sot futbollisti nga Zhegra e Gjilanit po “mërdhihet”. /Gazeta Express/

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë