Tre të panjohur sulmojnë dy persona në Skenderaj

Policia e Kosovës ka raportuar se pas një zënke verbale mes dy grupeve rivale dje në Skenderaj janë sulmuar dhe janë rrahur dy viktimat meshkuj nga tre të dyshuar meshkuj të panjohur të cilët janë në arrati.
“Si pasojë e rrahjes dhe lëndimeve dy viktimat pas trajtimit fillestar në qendrën shëndetësore Skenderaj, dërgohen për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Mitrovicës, e më pas edhe në QKUK. Me vendimin e prokurorit iniciohet rasti”, thuhet në njoftim.