Thirret mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës


Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr.03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, neni 36,41dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogocit), nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika12.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës z.Labinot Halilaj, më datë: 31.01.2019 ( E enjte ) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Kuvendit të Komunës;

Thirret mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës

Mbledhja do të zhvillohet me këtë rend dite:

1. Procesverbali i mbledhjes së rregullt të datës: 21.12.2018
2. Raporti Financiar i zhvillimit të Buxhetit janar-dhjetor 2018
3. Propozim vendim për Aprovimin e Programit Komunal tre vjeçar për Banim për periudhën 2019-2021
4. Propozim vendim për Plotësim Ndryshimin e Rregullores Komunale për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së Organizatave të Biznesit në Komunën e Drenasit.
5. Raportet e Komiteteve Konsultative për vitin 2018:
a. Raporti i Komitetit Konsultativ për Barazi Gjinore.
b. Raporti Konsultativi Komitetit për Arsim Rini Kulturë dhe Sport.
c. Raporti i Komitetit Konsultativ për Zhvillim Ekonomik, Mbrojtje të
Ambientit, Shëndetësi dhe mirëqenie Sociale.
6. Propozim vendim për përkrahjen-subvencionimin e KRM “Pastrimi” SH.A.
7. Të ndryshme

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë