PDK i kundërpërgjigjet Nismas: Kryetari Ramiz Lladrovci punon, nuk lejon paligjshmëri

Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Drenas i është kundërpërgjigjur akuzave të Nismës Socialdemokrate e cila sot në një komunikatë për media tha se asamblisti i tyre është shantazhuar nga kreu i Komunës, Ramiz Lladrovci.

Sipas PDK-së në Drenas, pa asnjë interes, pa asnjë premtim që Nisma Socialdemokrate pretendon, anëtarësimi i deputetëve të partive tjera në PDK, ishte çështje e vullnetit të lirë, bindjeve si dhe konfirmim i punës së shkëlqyer të kryetarit të Drenasit, Lladrovci.

Reagimi i PDK-së:

Kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci, udhëheqës i dëshmuar në nivelin lokal, pas dy fitoreve të deritashme, pa kaluar gjysma e mandatit, në saje të punës së palodhur, ka bërë që në Grupin parlamentar të PDK-së, të aderojnë disa asamblistë të partive tjera.

Pa asnjë interes, pa asnjë premtim që Nisma Socialdemokrate pretendon, anëtarësimi i deputetëve të partive tjera në PDK, ishte çështje e vullnetit të lirë, bindjeve si dhe konfirmim i punës së shkëlqyer të kryetarit të Drenasit, z. Lladrovci.

Sa i takon çështjes së pronës së cekur në deklaratë, Nisma bën shpifje të rëndë.

Restoranti në fjalë, paguan qira, konform ligjit, 3 euro për metër katror. Pavarësisht miqësisë së Z. Lladrovci me pronarët e Restorantit, ata paguajnë qira, sipas ligjit. Nisma dhe të gjithë në komunën tonë, e dinë se në Drenas askush nuk është mbi ligjin, nuk lejon paligjshmëri, aq sa ka kompetencë.

Shpifjet e Nismës, nuk janë të reja. Ato as në fushatat e kaluara nuk kanë pasur efekt, sepse qytetari ia dha besimin për punë, angazhim dhe projektet e kryera me cilësi. Këtë vlerësim, Z. Lladrovci e kthen me përkushtim për projektet e premtuara të cilat janë në ekzekutim, si dhe planeve të mëdha për ta ndryshuar Drenasin, ashtu siç ka premtuar.

Kryetari Lladrovci punon dhe do të vazhdoj të punojë, pavarësisht dashakëqijve që nuk ndalen me shpifje, në çdo lagje, fshat dhe në qytet, pa dallim.

Partia Demokratie e Kosovës – Dega në Drenas

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë