Një burrë paditë qytetin për diskriminim, pasi krijon parkingje vetëm për femra
Një gjerman ka paditur një qytet për diskriminimin që po iu bëhet burrave për një vend parkimi “vetëm për femra”, e cila u vendos pasi një grua u përdhunua aty pranë.
Dominik Bayer tha se vend-parkingjet në qytetin Eichstatt në Bavari diskriminonin burrat.
Sipas tij, shenjat që tregonin vendet e parkimit për gra ishin paragjykuese edhe ndaj vet grave, sepse ata paragjykojnë se gratë nuk mund të kujdeseshin për veten e tyre.
Por zyrtarët e qytetit kanë thënë se shenjat ishin vetëm një sugjerim dhe se burrat nuk do të ndëshkoheshin nëse parkohen aty.
Hapësira e parkimit për gra u krijua në zona të ndriçuara mirë pasi një grua u përdhunua në qytet në vitin 2016.