Nisma në Drenas: Ja pse kaloi Arigon Sinani në PDK

Nisma Socialdemokrate në Drenas ka reaguar pas kalimit të asamilistit të saj Arigon Sinani në Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës. Sipas Nismës, shantazhi dhe kërcenimi i z.Lladrovci lidhet kryekput me pronën komunale të cilën e kanë në shfrytëzim familjaret e Arigon Sinanit, e që në Drenas e dijnë të gjithë. Pra sipas kësaj partie fjala është për Restaurant “Peshkopia”.

Reagimi i plotë i Nismiës Socialedemokrate- Drenas:

Fillet e politikes, pozicionet dhe përgjegjësitë e larta në institucionet tona si: Kuvend, Diplomaci e tani udhëheqës të Komunës, bazë e kanë shantazhin dhe kërrcënimin. I tillë po dëshmohet në çdo veprim të tij politik Ramiz Lladrovci, të cilat veprime çkado tjetër mund të shërbejnë, por vendit dhe demokracisë kurrë. Model tipik i pronto mafise politike, aktiv kudo që ka qasje e hapësirë për të ushtruar dëtyren tashmë mirë të mësuar. Ai këtë veprimtari e ka zgjeruar edhe në një tjetër nivel, atë të shitblerjes. Ne fakt shitëblerjën si të tillë nuk ka si ta realizoj pa e gjetur tregun. Ketë më së miri e dëshmoj edhe ish-Asambleisti i radhëve tona Arigon Sinani, i cili me shumë zell iu bind pazareve të Ramiz Lladrovcit duke tradhtuar voten e lirë të qytetarit që i besuan ndryshimeve në komunen tonë dhe duke rënë nën diktatin e tij.

Për të qenë me konkret, shantazhi dhe kërcenimi i z. Lladrovci lidhet kryekput me pronen komunale të cilen e kanë në shfrytëzim familjaret e Arigon Sinanit, e që në Drenas e dijnë të gjithë. Fjala është per Restaurant “Peshkopia”. Ligji për pronen komunale i garanton shfrytëzimin e parcelave bizneseve të cilat i kanë në shfrytëzim deri sa ato e paguajne qiranë e caktuar dhe në asnjë variant pasuria publike nuk guxon të përdoret si karrem për të arritur qellimet politike. Në fakt organet komunale do duhej që të jenë në shërbim të bizneseve për rritje, zhvillim dhe gjenerim të vendeve të reja te punes, e jo atyre të iu rrezikohet veprimtaria e tyre për mos bindje politike.

Ndërsa, z. Lladrovci para se të merrej me kaq shumë hov në tregtimin e asambleisteve duke mos zgjedhur formë e as qmim do duhej që të merrej me problemet e shumta që ka qytetari jonë në Drenas.

Për fund, politika jonë komunale e ka marr një rrugë qorre, atë e ka marr në dore një logjike krejt pazargjinjesh. Sipas tyre parimi e morali politik mbetet i palekundur deri kur interesi material është i pacenueshëm në të kundërten pazari mbetet i hapur deri kur të ndahen të kenaqur me materializim krejt personal.

NISMA Socialdemokrate – Dega në Drenas

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë