Kodi Civil i Kosovës drejt finalizimit

Sot i është dhënë ‘drita e gjelbër’ Kodit Civil të Kosovës i cili është finalizuar dhe shumë shpejt do të dërgohet në Kuvendin e Kosovës për votim raporton “Zeri.info”.

Në konferencën e sotme “Rruga drejt një Kodi Civil modern të Kosovës, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, tha se me të marrë mandatin e ministrit prioritet ka pasur finalizimin e këtij projekti.

“Kodi civil ka qenë dhe është një prej prioriteteve të mëdha, po ashtu është dokumenti më i rëndësishëm pas Kushtetutës. Gjatë periudhës së hartimit të këtij kodi kemi përcjell trendet bashkëkohore të së drejtës civile. I kemi kushtuar rëndësi edhe traditës së popullit tonë. Ne i kemi kushtuar vëmendje aspiratave tona në Bashkimin Evropian. Të gjitha këto na kanë udhëhequr në punën për draftin e kodit civil”, tha ai.

Ndërkohë Shefja e Zyrës së BE, Nataliya Apostolova, po ashtu pjesëmarrje në këtë aktivitet theksoi se ky kod do të jetë i qasshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Është shumë me rëndësi se produkti që po e prezantojmë sot nuk është një produkt i përfunduar, ne po e dorëzojmë një draft qeverisë që të bëjë komentet. Realisht ky është një hap tjetër dhe do t’iu bëja ftesë që të merrni pjesë të gjithë. Kodi që e kemi sot është për secilin prej jush. Drafti është prodhuar në gjuhën shqipe. Projekti i ka përgatitur edhe një memorandum shpjegues se si do të përdoret ky kod. Prej sot është qeveria që ta përfundojë kodin civil”, ka thënë ndër të tjera ajo.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë