Kryetari Lladrovci priti në takim kryeshefin e ri të KRM “Pastrimi”

Kryetari Lladrovci priti në takim kryeshefin e ri të KRM “Pastrimi”

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim kryeshefin e ri të Kompanisë Regjionale të Mbeturinave “Pastrimi”, Burim Kelmendi me të cilin ka biseduar rreth problemeve dhe projekteve të përbashkëta për menaxhimin e mbeturinave ne Komunën e Drenasit.

Kryetari Lladrovci ka uruar mandatin e ri të kryeshefit Kelmendi dhe i ka ofruar bashkëpunimin e Komunës e Komunës së Drenasit lidhur me sistemin e menaxhimit të mbeturinave në Drenas.

Kryeshefi Burim Kelmendi ka falënderuar kryetarin Lladrovci për takimin dhe ka thënë se Kompania “Pastrimi” do të vazhdoj bashkëpunimin me Komunën e Drenasit për të përmirësuar gjendjen ambientale në Drenas.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë