Naser Ramaj: Është ndjenjë e veçantë kur puna jote vlerësohet

Ceremonia e shpalljes së laureatëve për vitin 2018 nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Presidenti i Feronikelit, Naser Rama, u shpallë ”Punëtori i Vitit” në futbollin kosovar pas punës së jashtëzakonshme këtë vit.

Ramaj, përmes një postimi të publikuar në faqen e Facebook-ut ka falënderuar të gjithë ata që e vlerësuan dhe shpërblyen punën e tij./DrenicaOnline.

Ky është postimi i plotë:

Është nder dhe kënaqësi për mua që në mesin e kaq shumë njerëzve që punuan këtë vit, të vlerësohet dhe shpërblehet në veçanti puna ime, përmes Çmimit “Punëtori sportiv i vitit 2018”.

Më shumë sesa mburrje, ky Çmim duhet të shërbejë për mua dhe të gjithë sportdashësit kosovarë si shtytje për të punuar më shumë në ngritjen e ekipeve tona në një shkallë të konkurrueshme me ekipet evropiane, dhe mbi të gjitha, për ndërkombëtarizimin e futbollit kosovar.

Pse duhet të investojmë më shumë? Ka shumë arsye. Duhet investuar sepse ia kemi borxh vendit tonë, që secili në mënyrën tonë të bëhemi promoterë dhe imazh i mirë i vendit sepse tashmë është dëshmuar se sporti është ambasadori më i mirë i Kosovës.
Duhet të bëjmë më shumë sepse Kosova ka shumë talente që duhet të shfaqen dhe që e meritojnë të vlerësohen për punën e tyre. Dhe mbi të gjitha, duke u nisur nga Akademia e Feronikelit, jam i bindur që sporti kosovar ka një të ardhme të ndritur, por që, nëse nuk i përkrahim, sportistët tanë do ta kenë të pamundur të zhvillohen dhe të aspirojnë për më shumë.

Falënderim të veçantë dua t’i bëj kryetarit të FFK-së, z. Agim Ademi dhe të gjithë punonjësve të Federatës, ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Kujtim Gashi, për ndarjen e këtij Çmimi për mua, si dhe të gjithë sportdashësive që vendosën që të shpërblejnë kontrobutin tim.

Është e arritur e madhe që në 11-shen e formacionit më të janë zgjedhur tre lojtarë tanë, Kastriot Rexha, Mendurim Hoti dhe Yll Hoxha.
Urime lojtarëve tanë dhe të gjithë sportistëve kosovarë për çmimet e fituara me plot meritë. Por, në këtë ditë asesi nuk mund ta harrojmë njeriun që i dha shumë futbollit kosovar, Fadil Vokrrit, i cili do të mbetet përherë sinonim i arritjeve të futbollit kosovar.
Lavdi punës së tij të palodhshme që dha për futbollin e Kosovës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë