FFK shpërblen të arriturat e Feronikelit për vitin 2018

Me rastin e shpalljes së laureatëve të vitit nga FFK, Feronikeli është shpërblyer për sukseset e arritura gjatë vitit që po e përmbyllim.

Presidenti Naser Ramaj është shpallur “Punëtori i Vitit” nga FFK, ndërkaq, Yll Hoxha, Mendurim Hoti dhe Kastriot Rexha, janë tre lojtarët e Feronikelit, të cilët bëjnë pjesë në Formacionin e Vitit.

Kastriot Rexha, në anën tjetër, është shpërblyer si golashënuesi më i mirë për vitin 2018, me gjithsej 13 gola të shënuar, çmim që e ndau edhe me Alban Shillovën dhe Betim Haxhimusën.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë