Halil Kastrati e mban fjalën, dhuron 28 shtëpi për familjet në nevojë

Humanisti Halil Kastrati, i cili drejton shoqatën bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, ka mbajtur premtimin e dhënë se për në ditën e flamurit – 28 Nëntor do të dhurojë çelësat e 28 shtëpive për familjet në nevojë.
Ceremonia është zhvilluar sot në Prizren, ku për nevojtarët janë ndarë 28 shtëpi.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili ka qenë i pranishëm në këtë ceremoni.
I njohur si hoxhë, humanisti Halil Kastrati përmes donacioneve të siguruara nga njerëz të vullnetit të mirë, ka bërë qindra familje të varfra me banesa ose shtëpi.
Dhe, Kastrati dhe shoqata “Jetimat e Ballkanit” nuk ka ndihmuar vetëm familje myslimane por edhe të krishtera.
Përveç ndërtimit të shtëpive, shoqata e Halil Kastratit u ofron qindra qytetarëve ushqim në ditë në gjelltoren e tij në Prizren dhe qytete të tjera.