Dy vëllezërit nga Drenasi ngrisin flamurin kombëtar, njëri mbi kran ndërtimi e tjetri mbi kala

Sadri Shala nga Vuçaku i Drenasit, ka vendosur flamurin gjigant kombëtar në një kran ndërtimi në kryeqytet.

Ai këtë gjest e ka bërë në nderim të kësaj ditë të madhe për shqiptarët, transmeton DrenicaOnline.

I riu nga Drenasi ka rrezikuar jetën në këtë kohë të ftohë duke u ngritur në kran në një lartësi diku rreth 80 metra, vetëm që flamuri të valoi në këtë lartësi.

Ndryshe, nga Sadriu, vëllai i tij Avdia sot kishte vendosur që flamurin kombëtar ta ngris mbi kalanë e Vuçakut, lartësia më e madhe në Drenicë./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë